Para pak ditësh është raportuar një tejkalim i rrezikshëm i një autobusi në rajonin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas pranimit të informatës nga policia, shoferi i këtij autobusi i linjës “Përparimi”, është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë-shoferi për tre muaj.
Këto masa u morën pas thyerjes së rregullave, duke tejkaluar në vijë të plotë./GazetaSinjali/