Policia e Kosovës, respektivisht drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, të premten ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e Maxhun Bajramajt, i lindur në vitin 1970 në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.
Bajramaj po kërkohet si i dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”.
Gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali raportoi se Bajramaj ndodhet në Suedi.
Pas publikimit të këtij lajmi, në adresë të Gazetës Sinjali sot ka ardhur një mesazh dhe një video nga Maxhun Bajramaj.
“Kqyre, ju që jeni ra në dert për mua, qaq shumë ma nin për juve por**alet e poshtra. Mundeni lirisht me postu këtë video, si një përshëndetje nga unë Maxhun Bajramaj në Gllogjani”, ka shkruar ai në adresë të Sinjalit me një llogari në Facebook, që mban emrin Xhoni Bajramaj.
Këtij shkrimi Bajramaj ia ka bashkëngjitur edhe një video, ku shihet i shtrirë, derisa këndon një këngë me çiftelia.