image I kërkoi dorëheqje, Bislimi përplaset me Musliu-Shoshin, ndërhyn Konjufca

Politikë

I kërkoi dorëheqje, Bislimi përplaset me Musliu-Shoshin, ndërhyn Konjufca

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi e ka lëshuar në Kuvendin e Kosovës deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ku paralajmëronte se do të largohet nga dialogu në rast të formimit të “çfarëdo Asociacioni”.

Një gjë e tillë e ka nervozuar shumë Bislimin, i cili kaloi në ofendim ndaj deputetes Musliu, duke i thënë se “ka epsh për vëmendje publike”.

“E nderuara deputete Musliu-Shoshi faleminderit për pyetjen dhe kujdesin maksimal që po e përcjellni në çdo detaj të intervistave të mija në vazhdimësi…Është i pakuptimtë epshi juaj për me marrë vëmendje publike, është e parëndësishme…” – tha ai.

Këtu, ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha Bislimit që “të ketë kujdes me fjalorin”.

Bislimi tutje e bëri edhe një deklaratë tejet të pakuptimtë, duke thënë si vijon: “Është mirë kur t’i përcjellni intervistat me e përcjell intervistën, jo fjalinë”.

Musliu-Shoshi tutje e ka pyetur Bislimin edhe se kur do të japë dorëheqje nga pozita e tij, por nuk ka marrë përgjigje.

“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin. Edhe thotë se do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog. Ndoshta dikush tjetër vjen dhe e bën.” – kishte thënë Buislimi para disa muajve.

/GazetaSinjali/