image I ka katër diploma, por s’pranohet në punë se ka problem me shikim

Sociale

I ka katër diploma, por s’pranohet në punë se ka problem me shikim

news image

Betim Bregovina, person me aftësi të kufizuara i cili ka probleme me shikim, foli në Klan Kosova, duke treguar përvojën e tij dhe diskriminimin që ka përjetuar.

Bregovina ka diplomuar në dy nivele Bachelor dhe dy Master, por që kjo nuk ka mjaftuar që ai të gjejë punë.

“Ka pasur diskriminim në aspektin e punësimit dhe kjo fatkeqësisht ka ndodhur në institucionin ku unë kam mbaruar gjysmën e shkollës fillore dhe të mesme, në qendrën burimore në Pejë”, tha Brogovina.

“Aty është dashtë me qenë një vend ku ata si institucion me i besu punës së vet, përgatitjes së nxënësve, por fatkeqësisht e kanë shfaqur të kundërtën”, u shpreh aktivisti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Bregovina shprehu optimizëm për krerët e shtetit, duke treguar një rast me Ministrin e Kulturës.

“Ka një ndryshim të vogël, nuk e them se kam preferencë subjektive politike, por e them duke u bazuar në përvojë personale, ku promovuam numrin e dytë të revistës “Fuqia e Fjalës”, dhe aty ishte ministri Hajrullah Çeku, të cilin e përshëndes dhe e falënderoj publikisht se ka ardhë në prezantim, dhe është një veçanti që nuk ka ndodhë me paraardhësit e tij, të cilët kanë ardhë për të folur vetëm për 5 minuta dhe kanë ikur, por Çeku ka ardhë 10 minuta para se të fillojë promovimi dhe ka dalë pasi kanë dalë të gjithë prej sallës”.

“Kjo përbërje ekzekutive po tregon një mirësjellje më të mirë, por puna do të flet së bashku me kohën”, shtoi tutje Bregovina./GazetaSinjali/