image Falsifikoi diploma, një muaj paraburgim për mitrovicasin

Kosovë

Drejtësi/ Falsifikoi diploma, një muaj paraburgim për mitrovicasin

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit D.M. nga Mitrovica nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Ai dyshohet se së bashku me disa persona të tjerë kanë bërë diploma false me qëllim të përfitimeve materiale.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 18.01.2020.

Gjykata thotë se ai mund të paraqesë rrezik nëse gjendet në liri dhe mund ta përsërisë veprën penale, për këtë arsye gjykata vlerëson se paraburgimi është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale./Gazeta Sinjali/