image I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit që u vra mbrëmë, mijëra qytetarë morën pjesë në varrim

Sociale

I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit që u vra mbrëmë, mijëra qytetarë morën pjesë në varrim

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Klinë, ku u vra Fazli Hoxha, 23-vjeçar nga Malisheva. Për këtë vrasje të rëndë Sinjali raportoi se u arrestuan fillimisht pesë persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua.

29-vjeçari dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Ndërsa sot është bërë varrimi i tij.

Sipas portalit lokal klina.info, në varrimin e 23-vjeçarit morën pjesë mijëra qytetarë.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllezërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.

/GazetaSinjali/