Këngëtari ferizajas, Jetmir Hyseni duket se është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht se është infektuar me koronavirus.
Ditën e katërt në QKUK, ai po e shtyen duke kënduar për Ferizajn, vendin prej nga edhe vjen.
Videon duke kënduar ai e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, duke falenderuar të gjithë ata që po e mbështesin, dhe siç ka thënë, “duke ju përkulur Zotit dhe stafit të mjekëve”.
“Faleminderit nga zemra per gjithe juve qe jeni interesuar dhe me keni ndihmuar me fjalet e mira dhe ngushlluse ta kaloj ket veshtirsi deri sot,gjithmon duke ju perkulur Zotit dhe stafit te mjekeve si falenderim, qe tashme po ndihem shum me mir se ditet e para.Lutem pa fund qe te gjitha rastet te sherohen sa me shpejt dhe mos te ket raste te reja.
Po e kendoj nje keng ketu nga qendra Infektive,te kengetarit Burim Emini,ai e kendon per Gjilanin ndersa un po e kendoj per Ferizajn e bukur. Dashuri pa fund per gjith juve ❤️❤️❤️❤️❤️”, ka shkruar 32-vjeçari.
Para dy ditësh, Jetmir Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe ta marrin shumë seriozisht koronavirusin. /Gazeta Sinjali/