image I infektuari me Covid-19 pështyn udhëtarin në tren, pastaj rrëzohet dhe vdes

Botë

Botë/ I infektuari me Covid-19 pështyn udhëtarin në tren, pastaj rrëzohet dhe vdes

news image

Kjo video tronditëse tregon një burrë të sëmurë me koronavirus që pështyn në fytyrë te një tjetër udhëtar, pak para se të hipte në tren e aty të rrëzohej i vdekur.

Ngjarja ndodhi në Tajlandë, ku Anan Sahoh, 56 vjeç rezultoi pozitiv me Covid-19, pasi ai u gjet pa shenja jete në trenin e linjës Bangkok- Narathiuat.

Në video shfaqet momenti kur ai pështyn te një tjetër person që po blinte bileta.

Viktima kaloi edhe kontrollin e detyrueshëm për temperaturën, ndërsa në tren u shfaq duke u kollitur dhe vjellë.

Tani kërkimi ka nisur për personin tjetër, që mendohet se është infektuar. Frika është e madhe se të dy ata mund të infektojnë të tjerë persona, ndërkohë që pandemia ka sjellë shqetësim të madh në të gjithë botën.