image I hedhur në humnerë: Pas 10 ditësh, gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar

Shqipëri

I hedhur në humnerë: Pas 10 ditësh, gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar

news image

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë në malin e Dajtit, pas 13 ditësh.

Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në një humnerë, në zonën e Dajtit.

Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku.

Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. Zhdukjen e tij e kishte denoncuar djali i tij Saimir Hoxha, pas 4 ditësh pritje për kthimin e tij.

Njeriu i fundit që kishte takuar biznesmenin ishte Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon, i cili se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.

Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

/GazetaSinjali/