image I gjeti kuletën e humbur, taksisti shqiptar në Gjermani zhgënjehet nga Neuer

Futboll

I gjeti kuletën e humbur, taksisti shqiptar në Gjermani zhgënjehet nga Neuer

news image

Disa javë më parë, portierit të Bayern Munich dhe Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer i humbi kuleta në një taksi, sipas raportimeve të “Bild”.

Shqiptari, Hazir Stublla, ishte shoferi i taksisë në të cilën kishte hipur Neuer. Teksa pastronte makinën pas përfundimit të turnit të punës, ai gjeti kuletën e portierit.

“Kuleta kishte emrin dhe adresën e Neuer-it”, tha Stublla, teksa tregon se kishte 800 euro dhe dy karta banke.

Taksisti më pas shkoi drejt e në shtëpinë e Neuer-it dhe më pas në qendrën stërvitore të Bayern Munich. Por pasi nuk e gjeti në dy destinacionet e mësipërme, ia dorëzoi portofolin menaxherit të futbollistit.

Dy javë pas ngjarjes, Stublla mori një fanellë të poriterit, e cila ishte me autografin e Neuer-it. Një situatë që e ka zhgënjyer së tepërmi taksistin shqiptar, pasi pretendon se ka përshkuar 120 kilometra për t’i kthyer portofolin gjermanit.

“Ky shpërblim është shaka. Unë kam katër fëmijë dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë Stublla.

/GazetaSinjaliSport/