image I gjendet një kallash afër shtëpisë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt në Viti

Siguri

I gjendet një kallash afër shtëpisë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt në Viti

news image

Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar një 33-vjeçar, pas marrjes së informatave në rrugë operacionale, se i njëjti posedon armë zjarri.

Pas shoqërimit në stacion të Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërkaq janë siguruar prova të mjaftueshme se I.D., posedon armën.

Njësia e Hetimeve kanë shkuar te shtëpia e tij dhe në një objekt përcjellës, kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47 të prodhimit jugosllav me një karikator dhe një palë dylbi.

Njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

/GazetaSinjali/