Një person është arrestuar në një shkollë të Gjilanit, për armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që brenda objektit shkollor gjatë procesit mësimor, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/