image I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, tatu në dorë emrin e motrës së vetëvrarë - FOTO

Sociale

I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, tatu në dorë emrin e motrës së vetëvrarë – FOTO

news image

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë arrestuar nga Policia, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. Motivi i kësaj vrasjeje dyshohet se është hakmarrje për vetëvrasjen e vajzës dhe motrës së tyre, 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj vitin e kaluar.

Vdekja tragjike e Heroinës tronditi vendin më 14 qershor 2020. Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.

Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin e fajësonin për vetëvrasjen e më të dashurës së tyre, Heroinës.

Prokuroria Themelore në Pejë sonte njoftoi për arrestimin e tre personave, të cilët tashmë janë dërguar në ndalim. Sinjali po ashtu raportoi se përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me këtë vrasjen e trefishtë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/