Në Stacionin Policor në Suharekë, dje një i dyshuar nuk iu bind urdhrave të policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se i njëjti, derisa ishte në stacion, nuk zbatoi urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kësisoj filloi t’i ofendojë e t’i kërcënojë.
Sinjali ka mësuar gjithashtu se derisa policët janë munduar ta fusin nën kontroll, i dyshuari ka arritur të ikë. /Gazeta Sinjali/