image I dyshuari i del në pritë të riut në Deçan, e fut me forcë në lokalin e tij dhe e rrah keq

Siguri

I dyshuari i del në pritë të riut në Deçan, e fut me forcë në lokalin e tij dhe e rrah keq

news image

Mbrëmë rreth orës 22:30 një person ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se 25-vjeçari është dërguar atje dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që dyshohet se ia shkaktoi një person gjatë goditjeve.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën. Sinjali mëson se sipas dëshmisë së tij, derisa kishte qenë duke ecur rrugës për të shkuar në shtëpi, një 33-vjeçar ka dalë nga lokali i tij dhe me anë të forcës e ka future brenda viktimën dhe e ka rrahur.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion të Policisë. Me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/