Dje në Mitrovicë policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish të dashurës.
Viktima ka deklaruar se është ndjerë e shqetësuar dhe e kërcënuar, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka kanosur viktimën femër me të cilën ka qenë më herët në lidhje dashurie, por me të cilën ishte ndarë. Viktima ka deklaruar se i dyshuari është duke e shqetësuar dhe kërcënuar duke i dërguar edhe mesazhe kërcënuese. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Sinjali.