image I dënuari me burgim të përjetshëm në grupin “Kumanova” publikon të mbjellat brenda burgut (FOTO)

Sociale

I dënuari me burgim të përjetshëm në grupin “Kumanova” publikon të mbjellat brenda burgut (FOTO)

news image

Njëri nga anëtarët e grupit “Kumanova”, Demë Shehu, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, ka shpërndarë disa fotografi nga kopshti në të cilin po punon ai, brenda hapësirave të burgut.

Ai ka shkruar se “kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve”.

Në fotografitë e publikuara, shihet se anëtarët e këtij grupi kanë mbjellur speca, domate, shalqinjë e sallata.

Tutje, ai shkroi se kudo që të jenë, kurrë nuk do të rreshtin së mbjelluri farat e çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqiptare.

Kujtojmë se grupi “Kumanova” u dënua me gjithsej 746 vjet burgim për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

/GazetaSinjali/