image I dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të lirohet pasi thotë se e ka kryer dënimin kur pati vdekje klinike

Botë

SHBA/ I dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të lirohet pasi thotë se e ka kryer dënimin kur pati vdekje klinike

news image

Benjamin Schreiber, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin e Ajouas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se ka kryer dënimin pasi pati vdekje klinike.

Schreiber në vitin 2015 , pati një problem për shkak të gurëve në veshka dhe për pak sekonda zemra e tij ndaloi së rrahuri, por që mjekët arritën ta shpëtonin.

I dënuari gjatë një seance gjyqësore i ka kërkuar gjykatësit ta lirojnë, pasi që sipas tij kishte kryer dënimin. Schrebier pretendon se mjekët e kishin ringjallur kundër vullnetit të tij dhe “vdekja” që kishte pasur e bënte teknikisht të shlyer dënimin.

Gjykatësi tha se pavarësisht se kërkesa e tij ishte tepër origjinale, nuk ishte fare bindëse.

Gjykata e shkallës së Parë e hodhi poshtë pretendimin e tij, ndërsa këtë javë të njëjtën gjë bëri edhe ajo e Apelit.

Benjamin Schrebier është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë një person duke e goditur me çomange në vitin 1996./Gazeta Sinjali/