image I dënuar me 15 vite burg për vrasje, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar

Botë

I dënuar me 15 vite burg për vrasje, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar

news image

Është arrestuar në Gjermani 45-vjeçari shqiptar Marlen Tome (Toma), i dënuar me 15 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, njofotn policia, raporton Euronews.

Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojen e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e e Tomës drejt vendit tonë.

/GazetaSinjali/