image I dehur tenton ta sulmojë xhaxhain në Rahovec, kapet nga Policia

Siguri

I dehur tenton ta sulmojë xhaxhain në Rahovec, kapet nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një person, i cili në gjendje të dehur ka tentuar ta sulmojë xhaxhain e tij në një servis të automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, rastin e ka denoncuar xhaxhai i personit të arrestuar, i cili është pronar i këtij servisi.

Xhaxhai deklaroi në Polici se nipi, nën ndikim të alkoolit, tentoi ta sulmojë atë, por e ndaloi bashkë me punëtorët e tij.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“I dyshuari nga patrulla e policisë është arrestuar dhe sjellë në SP. Rahovec, i është bere matja e alkoolit i cili ka rezultuar me 1.70‰. Sipas ankuesit i dyshuari sa herë që përdorë alkool është i dhunshëm. Lidhur me rastin është është informuar Prokurori i Shtetit , i dyshuari ndalohet ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/