image I dehur sulmon familjarët dhe prish orenditë shtëpiake, arrestohet nga policia

Siguri

I dehur sulmon familjarët dhe prish orenditë shtëpiake, arrestohet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Rahovec rreth orës 19:15, ka arrestuar një person pasi që ky i fundit në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, thuhet tutje se personi i arrestuar po ashtu kishte shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake.

Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 2.53 promil.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/