image Burri nga Mitrovica i dehur ushtron dhunë ndaj gruas, fëmijëve dhe prindërve

Siguri

Burri nga Mitrovica i dehur ushtron dhunë ndaj gruas, fëmijëve dhe prindërve

news image

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një qytetar nga Mitrovica, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në familjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Nën ndikimin e alkoolit, ai fillimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve, e më pas ka sulmuar fizikisht edhe prindërit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e me pas ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/