image I dedikoi këngë pjesëtarëve të UÇK, media serbe artikull për Leonora Jakupin

Bota e Yjeve

I dedikoi këngë pjesëtarëve të UÇK, media serbe artikull për Leonora Jakupin

news image

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi publikoi këngën “Komandant”, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Mirëpo, kjo këngë duket se nuk është pritur shumë mirë, pasi një media serbe i ka dedikuar edhe një shkrim.

KoSSev citon edhe disa nga vargjet e këngës: “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.

Në fund, ky medium tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të Leonorës.

/GazetaSinjali/