image I caktohet paraburgimi policit që u kap duke marrë ryshfet
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

I caktohet paraburgimi policit që u kap duke marrë ryshfet

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për arrestimin e zyrtarit policor, Qamil Delija, për shkak të dyshimit se i njëjti ka pranuar 250 euro ryshfet nga një qytetar në pikën kufitare Qafa e Prushit, në afërsi të Gjakovës.

Gazeta Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, ka caktuar sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit të dyshuar.

Denoncimi ndaj tij ishte bërë nga vet qytetari, i cili ka pranuar kërkesën e policit për ryshfet.

Ai u kap në flagrancë nga Inspektorati Policor i Kosovës duke ia marrë qytetarit 250 euro.

Kjo shumë dyshohet se u mor me qëllim të rregullimit të dokumentacionit të veturës, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Denoncimi nga qytetari ishte bërë të shtunën, derisa të dielën është bërë simulimi i veprës penale dhe kapja në flagrancë e policit nga IPK-ja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/