image Ky është zyrtari policor që u prangos për marrje ryshfeti - Sinjali

Ky është zyrtari policor që u prangos për marrje ryshfeti

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar se Qamil Delija, është zyrtari policor që sot gjatë ditës u arrestua në Qafën e Prushit për ryshfet.

Sinjali po ashtu ka mësuar nga burimet në Polici se shuma e ryshfetit ishte 250 euro. Kjo shumë prej tij u mor me qëllim të rregullimit të dokumentacionit të veturës, që dyshohet se ishte falsifikuar.

Sinjali mëson se denoncimi është bërë dje nga qytetari, derisa sot është bërë simulimi i veprës penale dhe kapja në flagrancë nga IPK-ja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin