image I burgosuri në Burgun e Gërdocit dyshohet se porositi ish të burgosurin ta vrasë një oficer korrektues

Siguri

I burgosuri në Burgun e Gërdocit dyshohet se porositi ish të burgosurin ta vrasë një oficer korrektues

news image

Një oficer korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc ka raportuar në Polici se një i burgosur përmes telefonit ka porositur një ish të burgosur që ta vras oficerin.

Nga Policia rasti po hetohet si “kanosje”.

Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

 /GazetaSinjali/