image I bie tavani ambulancës specialistike që krenohej Uran Ismaili

Kosovë

Shëndetësi/ I bie tavani ambulancës specialistike që krenohej Uran Ismaili

news image

Pesë muaj më parë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte krenuar me punën e tij në 36 ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që pesë muaj më pas njërës prej tyre i ka rënë tavani.

Fotografitë e dërguara nga sinjalizuesit, shihet se njëra prej këtyre ambulancës i ka rënë një pjesë e tavani, duke bërë që të jetë e rrezikshme edhe për pacientët.

Aty shihet se telat e energjisë elektrike, kanë mbetur të ekspozuar dhe të varur në tavanin e kësaj ambulante.

Në ndërkohë pesë muaj më parë Ismaili ishte krenuar me punën që kishte bërë në ambulantat specialistike..

“36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume. Në më pak se dy minuta mund të vëreni dallimin para dhe pas investimit. E dimë se kemi ende punë për të bërë, por me ndryshimet si këto, gjendja në shëndetësi po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, kishte shkruar Ismaili./Gazeta Sinjali/