Dy vëllëzërit Pajaziti janë prangosur mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimet për përfshirjen në konfliktin e armatosur në ‘Duplex’ që la të plagosur katër persona, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se i arrestuari i dytë është vëllau i Andi Pajazitit, ky i fundit në publik njihet me nofkën ‘italiani’.
Prangosja e tyre u bë mbrëmë në lagjen ‘Velania’ të Prishtinës. Ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Astrit Mehmeti, i njohur si “Llepota” ndodhet ende në arrati.
Numri i personave të arrestuar për konfliktin e armatosur që la katër persona të plagosur ka shkuar në katër, ndërkohë policia kishte njoftuar se kishte identifikuar shtatë persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje. /Gazeta Sinjali/