image I amnestuari nga Presidenti, Granit Paqarizi sërish në pranga të policisë

Siguri

I amnestuari nga Presidenti, Granit Paqarizi sërish në pranga të policisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Granit Paçarizin, biznesmenin nga Prizreni, i cili dyshohet se ka sulmuar disa persona pas një mosmarrëveshje për pronë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar për kanosje dhe lëndim trupor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit për Sinjalin ka thënë se njëjti ishte përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas Gashit, viktimat kanë marrë tretmanin mjekësor dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

I dyshuari G.P.,kishte kanosur viktimën e pastaj e kishte sulmuar , ku si pasojë e këtij sulmi, viktima pëson një lëndim të lehtë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku i njëjti është intervistuar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit të mjekut, lëndimet ishin të lehta. Deri të incidenti kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me një kontest pronësor. Në vend ngjarje kishin dal edhe inspektorët komunal, të cilët do të përpilojnë procesverbal në lidhje me punimet nga ana e të dyshuarit, për të cilat viktima pretendon se janë kontestuese”, tha Gashi.

Për veprimet e ndërmarruna nga ana e njësive policore ne lidhje me këtë rast është informuar prokurori i shtetit, me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren”, tha tutje Gashi.

Nuk është hera e parë që biznesmeni prizrenas, Granit Paçarizi, ka telashe me Policinë. Kjo sepse vite më parë, në 2013, ai ishte përfshirë në një përleshje masive, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, kishte edhe persona të plagosur.

Paçarizi ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor. Por, prokurori e kishte rihapur rastin, duke e akuzuar kështu Paçarizin për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Për kryerjen e kësaj vepre penale, ai ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim dhe ishte dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

E më 1 janar të vitit 2020, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një dekreti i kishte falur me një vit burg, tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale ku në këtë falje ishte edhe Granit Paçarizi.

Dekreti i nëshkruar nga ish presidenti Hashim Thaçi

/GazetaSinjali/