image Hyundai pezullon marrëveshjen për sponsorizimin e klubit Chelsea

Botë

Hyundai pezullon marrëveshjen për sponsorizimin e klubit Chelsea

news image

Hyundai ka njoftuar se do të pezullojë sponsorizmin e klubit të futbollit Chelsea pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të këtij klubi, rusit Roman Abramovich.

Kjo kompani e veturave kishte një marrëveshje katërvjeçare me Chelsea në vlerë prej rreth 50 milionë funtash.

“Hyundai është shndërruar në një prej partnerëve më të fuqishëm të futbollit gjatë viteve të fundit”, tha kompania.

“Ne ishin krenar të mbështesnim futbollistët dhe fansat e futbollit përmes partneritetit me Chelsea. Por, në bazë të rrethanave të fundit, ne kemi vendosur që të pezullojmë aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në njoftimin e radhës”, u tha në deklaratë, raporton REL.

Abramovich është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar lidhur me luftën në Ukrainë. Ai është sanksionuar për shkak të lidhjeve të tij të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

/GazetaSinjali/