image Hyseni tregon mesazhin që ia tha Grenelli për Kosovën - Sinjali

Takimi/ Hyseni tregon mesazhin që ia tha Grenelli për Kosovën

news image

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni gjatë ditës së sotme është takuar me emisarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Hyseni përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë ka zhvilluar një takim të gjatë me Grenellin, transmeton Gazeta Sinjal.

Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Më tej ka treguar se mesazhi i ambasadorit Grenell ishte se “Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj”.

Teksa, Hyseni ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që të prishet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në WashingtonMe autorizimin e…

Gepostet von Skender Hyseni am Dienstag, 10. März 2020

Shpërndaje artikullin