image Hyseni: Shpesh në historinë e Ballkanit, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare

Politikë

Hyseni: Shpesh në historinë e Ballkanit, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka ngritur shqetësimet për mundësinë e fillimit të një lufte të re në Ballkan.

Mëtej ai thotë se presidentja Osmani e kryeministri Kurti, duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do të mbahen në veri.

Hyseni nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se në Ballkan, jo rrallë gjatë historisë, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare. Kur shpërthejnë konfliktet, kot identifikon fajtorët, sepse pasojat i bartë qytetari.

Më tej ai tha se se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është ligjor, por se sipas tij presidentja duhet të japë përgjigje nëse tani mund të zhvillohet një proces normal i zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osmani në dijeni për potencialin shpërthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Përgjigja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të jepet nga vet presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh”, ka shkruar Hyseni.

Ish ministri nga LDK-ja ka shkruar se Osmani e kryeministri Albin Kurti, duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do të mbahen në veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri muajve të fundit ka qenë i gabuar!

“Sot veriu është tërësisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri”, ka përfunduar Hyseni.

/GazetaSinjali/