Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Ekrem Hyseni, ka thënë se do fillojë krijimin e strukturave të reja në parti.
Derisa, ka thënë se LDK-në në Llap e ka gjetur shumë keq, e kjo ka ndodh si shkak i largimit të ish- kryetarit Agim Veliu, nga kryetari i komunës drejt qeverisë.
Madje, sipas Hysenit, Veliu nuk ka pranuar që të kandidojë për zgjedhjet lokale të tetorit, ndonëse i është kërkuar, raporton KlanKlosova.
Agim Veliu nuk është pajtuar me zgjedhjen e Hysenit, meqë e konsideron kontrabandim që është mundësuar edhe nga Lumir Abdixhiku.