image Hyseni i del kundër Osmanit: Rugova do ta refuzonte një keqpërdorim të tillë me fotografi

Kosovë

Reagim/ Hyseni i del kundër Osmanit: Rugova do ta refuzonte një keqpërdorim të tillë me fotografi

news image

Skënder Hyseni nga LDK-ja, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i ka dalë kundër bashkëpartiekes së tij, Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ky reagim i Hysenit vjen si rrjedhojë e largimit nga kryeparlamentarja Osmani të fotografisë së Presidentit, Hashim Thaçi dhe zëvendësimit të saj me atë të Presidentit Rugova, në ballë të zyres, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hyseni tha se veprimet e tilla nuk përkojnë me vlerat që posedonte Rugova, e as LDK-ja.

“Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyren e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Dua të besoj se figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike, e edhe me keq është nëse këto figura emblematike përdoren ‘si armë’ kundër opozitës politike. Nese kjo lojë dhe improvizim bëhet për këto qellime, duhet thënë troq se është e papranueshme. Dhe duhet thënë MJAFT! Presidenti Rugova do ta refuzonte me gjithë fuqitë e tij një lojë dhe keqpërdorim të tillë”, ka shkruar Hyseni

Hyseni kritika hodhi edhe mbi Partinë Demokratike të Kosovës e cila e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Veprim të cilin Hyseni e cilësoi të papjekur, të nxitur e besa edhe inatçor.

“Poaq i papjekur, i pamenduar dhe i nxituar, e besa edhe inatçor ishte sot hapi, gjithnjë sipas shtypit, i bojkotimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga ana e PDK-së, si reagim ndaj një veprimi, mendoj unë, tërsisht të panevojshëm të lojës me fotografi”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/1048385485519947