image Hyseni: Ende askush nuk e di se sa është çmimi i kilovatit

Politikë

Hyseni: Ende askush nuk e di se sa është çmimi i kilovatit

news image

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni tha se protesta e tyre e ka nxjerr në pah një ekses në mes Qeverisë, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe KESCO-s.

Hyseni në një konferencë për media tha se askush nuk e di saktë se sa është çmimi i kilovatit.

Ndërkohë që ka disa ditë që ka filluar çmimi i energjisë elektrike me iu faturu qytetarëve me rritje, ende askush sot deri në momentin që po flasim nuk e di se sa është çmimi i kilovatit, sa është kjo rritje, pra këta janë gabim edhe me procedurat e veta”, tha ai.

“Tash që ka vendim për ngritjen e çmimit të rrymës i kemi vetëm dy paragrafa, domethënë njerëzit sot nuk e dinë sa kushto kilovati nga zero deri në 800 kilovat, nuk e dinë sa është kjo rritje. Po ashtu, nuk e dinë sa është rritja 800 kilovat e lartë, sepse po fshehët marrëdhënia KESCO, ZRrE me qeverinë”.

Në fund të kësaj konference u tha se janë në konsultim edhe me partitë tjera opozitare për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin në kundërshtim të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/