image Hyseni: Albin Kurti s’do të arrijë kurrë ta zbatojë vendimin për targat, e shohim pas 6 muajsh

Politikë

Hyseni: Albin Kurti s’do të arrijë kurrë ta zbatojë vendimin për targat, e shohim pas 6 muajsh

news image

Foto ilustruese


Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti asnjëherë nuk do ta zbatojë marrëveshjen për targat.

Sipas Hysenit, Kurti është “duke bërë politikë turmash”.

Ish-ministri theksoi se Kurti këtë politikë është duke bërë “për të dalur i fortë para elektoratit”.

“Mirë që jemi para kamerave. Albin Kurti asnjëherë nuk do ta arrijë ta zbatojë këtë vendim për targa. Po bën lojë, po bën politikë turmash. Për ata që ju tingëllon mirë qysh Albin Kurti qenka deri në atë shkallë të jetë i fuqishëm që e merr guximin të krekoset edhe me ata aleatë që pa ta Kosova nuk do të ishte kjo që është e as Albin Kurit nuk do të ishte kryeministër’, tha Hyseni në Pressing të T7.

/GazetaSinjali/