image Hysen Durmishi merr vendim, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer

Politikë

Hysen Durmishi merr vendim, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer

news image

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim që të zbres çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer nga 20 në 10 euro, njofton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi nga ministria e Infrastrukturës thuhet se këtë vendim Durmishi e ka marrë sot, teksa i njëjti ka pezulluar kontratën për tiketa ngjitëse prej pesë euro pas kritikave të shumta.

Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, ceket në njoftim.

/GazetaSinjali/