image Hyri në kryqëzim pa pasur përparësi, si erdhi deri te aksidenti fatal në Gjilan?

Kosovë

Hyri në kryqëzim pa pasur përparësi, si erdhi deri te aksidenti fatal në Gjilan?

news image

Një aksident tragjik mes një motoçiklete dhe një veture, ia ka marr jetën një 26-vjeçari sot në Gjilan.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferi i veturës Opel Corsa është 60-vjeçari M.H (emër i njohur për redaksinë) nga Ferizaj.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë kthimi i pasigurt dhe marrja e përparësisë se kalimit në kryqezim të rrugëve nga ana e shoferit të automjetit Opel Corsa.

Në anën tjetër mësohet se motoçikleta e Debatik Huruglicës kishte qenë pa targa të regjistrimit dhe pa sigurim.

Motoçiklisti u ndesh me veturën në orën 12:00, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.

Lajmin për aksidentin fatal e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani./Gazeta Sinjali/