image Hyri live në Facebook me pamje të aksidentit ku vdiq 26-vjeçari, përfundon në pranga i riu nga Gjilani

Kosovë

Siguri/ Hyri live në Facebook me pamje të aksidentit ku vdiq 26-vjeçari, përfundon në pranga i riu nga Gjilani

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 29 vjeçar me inicialet D.D., pasi që i njëjti kishte bërë fotografi dhe video të aksidentit në Gjilan, si pasojë e të cilit vdiq një 26 vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë) kishte hyrë live në rrjetin social Facebook, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të motoçiklistit 26-vjeçar i cili ishte aksidentuar me një veturë dhe i cili më pas vdiq.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ai po dyshohet për veprën penale “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Gazeta Sinjali mëson, po ashtu, se i dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/