image Hyn ilegalisht në Kosovë, arrestohet dhe përfundon në konvikt të studentëve në Prishtinë

Kosovë

Hyn ilegalisht në Kosovë, arrestohet dhe përfundon në konvikt të studentëve në Prishtinë

news image

Në pranga e më pas në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë ka përfunduar një person i cili u zu dje në mesditë duke hyrë këmbë në Kosovë.

Ai u arrestua në nga policët e pikëkalimit kufitar në Vërmicë, pasi u kap në flagrancë duke hyrë këmbë në Kosovë dhe duke ju shmangur kontrollit policor, shkruan Gazeta Sinjali.

“PKK, Vermicë 07.05.2020 – 13:10 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se nga Republika e Shqipërisë këmbë  kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Kosovë duke ju shmangur kontrollit policor”, njofton Policia.

Me rekomandim të ekipit mjekësor, ai pastaj është dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/