image Hykmete Bajrami thotë se LDK humbi zgjedhjet për shkak të Vetëvendosjes

Kosovë

Deklaratë/ Hykmete Bajrami thotë se LDK humbi zgjedhjet për shkak të Vetëvendosjes

news image

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se pse Lidhja Demokratike e Kosovës kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe si Vetëvendosje ka dalur partia më e votuar për një deputet më shumë.

Ajo fajtore për rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje e ka bërë Vetëvendosjen, për shkak se sipas saj, në çdo studio televizive kanë thumbuar LDK-në.

”Arsyeja kryesore që Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit është se ne edhe në kohë fushate Vetëvendosjen e kemi konsideruar si partnerë dhe jo rivalë”, është shprehur Bajrami në t7.

Sipas Bajramit, Vetëvendosje ka bërë pikërisht të kundërtën, që në kohën e fushatës zgjedhore janë shprehur kundër LDK-së duke u thënë qytetarëve se edhe këta janë si PDK.

Kujtojmë që së fundi Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një letre i kanë propozuar Vetëvendosjes, ta kenë pozitën e kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e presidentit, ku me mandatimin e presidentit më pas t’i kthehet sërish VV-së pozita e kryeparlamentarit./ Gazeta Sinjali/