image Hykmete Bajrami pas miratimit të buxhetit: Do të blihen vaksina antiCOVID në vlerë prej 40 milionë euro

Financa

Hykmete Bajrami pas miratimit të buxhetit: Do të blihen vaksina antiCOVID në vlerë prej 40 milionë euro

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur pas miratimit të buxhetin për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka shkruar se ky buxhet siguron stabilitet dhe financim të duhur për shumë fusha.

“Ky buxhet siguron stabilitet makrofinanciar, financim të duhur për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përmes luftimit të pandemisë, përfshirë këtu edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me një shumë prej 40 milionë euro; financim të rregullt të shërbimeve publike duke përfshirë arsimin, drejtësinë, sigurinë, kulturën, rininë dhe sportin, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave, zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 në shumë prej 222 milionë euro, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit të shëndoshë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimorë”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Buxheti për vitin 2021, i përgatitur nga Ministria e Financave dhe i aprovuar në Qeverinë e Kosovës, sapo u miratua me votë unanime nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky buxhet siguron stabilitet makrofinanciar, financim të duhur për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përmes luftimit të pandemisë, përfshirë këtu edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me një shumë prej 40 milionë euro; financim të rregullt të shërbimeve publike duke përfshirë arsimin, drejtësinë, sigurinë, kulturën, rininë dhe sportin, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave, zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 në shumë prej 222 milionë euro, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit të shëndoshë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimorë.

Me këtë rast, falënderoj të gjithë deputetët!

/GazetaSinjali/