image Huqja e presidentes/ I quan shtete baltike Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Kosovë

Huqja e presidentes/ I quan shtete baltike Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në reagimin e bërë në Facebook për situatën në veri, ka bërë huqje, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani për sulmet në Zveçan dhe Zubin Potok ka shkruar se këto veprime shihet qartë që janë përpjekje e serbo-ruse për destabilizim të rajonit të Ballkanit, me metodat e njëjta që Rusia i përdorë në Ukrainë, Moldavi e Gjeorgji.

Por, presidentja këtyre tri shteteve u është referuar gabimisht si “shtete baltike”.

“Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet
baltike: Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji” është fjalia në postimin fillestar të presidentes ku pas i ka shkruar “shtete baltike” ka vendosur shenjën e pikësimit “:” dhe ka numëruar Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Megjithatë, postimi është rregulluar dhe në vend të “dy pikave”, presidentja ka vendosur “presje”.

Shtete baltike janë vetëm tri dhe ato janë: Estonia, Letonia dhe Lituania.

/Gazeta Sinjali/