image Hungaria thellon raportet me Rusinë

Botë

Botë/ Hungaria thellon raportet me Rusinë

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin viziton Hungarinë më 30 tetor për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ai do të pritet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili insiston për lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Bashkimit Evropian, të vendosura pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në Ukrainë.

“Gjatë bisedimeve, palët do të diskutojnë mbi një gamë të gjerë të çështjeve të bashkëpunimit ruso-hungarez, para së gjithash, në sektorin tregtar dhe ekonomik, pastaj kulturor dhe humanitar”, tha shërbimi për media i Kremlinit.

Hungaria është mbështetur kryesisht në Rusinë për furnizimin me gaz natyror, si dhe një linjë kredie prej 10 miliardë eurosh për stacionin bërthamor të vetëm të vendit.

Një burim i njohur me e vizitën i tha Reutersit se çështja e gazsjellësit “Rrjedha Turke” që pritet të kalojë përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, do të jetë temë e diskutimeve ndërmjet Orbanit dhe Putinit.

Hungaria – kontrata e gazit e së cilës me Rusinë skadon në 2021 – aktualisht merr gaz rus në tubacionet që kalojnë në Ukrainë. Ajo kontratë e veçantë e transportit të gazit Kijev-Moskë skadon më 31 dhjetor.

Megjithëse Hungaria si anëtare e BE-së, ndonjëherë mbron Rusinë brenda bllokut 28-anëtarësh, ajo kurrë nuk e ka vënë veton ndaj sanksioneve kundër Moskës. /Gazeta Sinjali/