Manchester City trumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë çerekfinale të edicionit 2022-23 të Ligës së Kampionëve mbrëmë.
Tre golat për “Qytetarët” u shënuan nga Rodri, Bernardo Silva e Erling Haaland.
Me këtë fitore, klubi anglez ka bërë një hap gjigant rreth kualifikimit për në gjysmëfinale.
Megjithatë, tekniku i Bayernit, Thomas Tuchel përkundër humbjes, ka deklaruar se ka qenë i kënaqur me performancën e djelmoshave të tij dhe se Bayerni nuk do të dorëzohet ende pasi ndeshja e dytë luhet në Gjermani.
“U dashurova me ekipin tim dje mbrëma, me mënyrën se si ata performuan”, theksoi ai.
“Futbolli është futboll. Dhe një ndeshje në Gjermani është një ndeshje në Gjermani. Gjithçka mund të ndodhë. Nuk do të mbarojë derisa të jemi nën dush”, është shprehur gjermani.