image Humbja ndaj Cadiz, Barca regjistron këtë rekord negativ për herë të parë në 19 vite

Futboll

Humbja ndaj Cadiz, Barca regjistron këtë rekord negativ për herë të parë në 19 vite

news image

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese nga Cadizi në La Liga, në Camp Nou, shkruan Sinjali Sport.

Katalanasit u mposhtën me rezultat minimal 1-0 me një gol të spanjollit Lucas Perez në fillim të pjesë së dytë.

Kjo humbje në La Liga erdhi vetëm katër ditë pas humbjes në Ligën e Evropës ndaj Frankfurtit, që të dyja të ardhura në Camp Nou.

Me këto dy humbje radhazi, Barcelona kanë regjistruar një rekord të zi që se kishin bërë për 19 vite, transmeton Sinjali Sport.

Sipas portalit të statistikave ‘OptaJose’, Barcelona ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha garat për herë të parë që nga prilli 2003: 2-4 në La Liga kundër Deportivo de La Coruña dhe 1-2 në Champions League kundër Juventusit.

Barcelona gjithashtu ndërpreu një ecuri të shtatë fitoreve radhazi në La Liga, teksa u njoftua me humbjen e parë në kompeticion pas 15 ndeshjeve radhazi pa humbje, që kur e kishte pësuar ndaj Betisit në dhjetor nën urdhërat Ronald Koeman.

/GazetaSinjaliSport/