image Humbi të bijën dhe bashkëshortin, Vanessa Bryant reagon për herë të parë pas vdekjes së tyre

Bota e Yjeve

Showbiz/ Humbi të bijën dhe bashkëshortin, Vanessa Bryant reagon për herë të parë pas vdekjes së tyre

news image

Vanessa Bryant, bashkëshortja e legjendës tashmë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij dhe të bijës, Giannës.

Ajo këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një shkrim të gjatë të publikuar përkrah një portreti familjar, Vanessa ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë ngushëlluar këto ditë të vështira për të.

Vajzat e mia dhe unë dëshirojmë t’i falënderojmë miliona njerëz që na kanë dërguar ngushëllime dhe na kanë dhuruar mbështetje në këtë kohë të keqe. Me të vërtetë kemi pasë nevojë për to”, ka thënë fillimisht ajo.

Më pas, ajo është shprehur se ndihen të shkatërruar nga humbja e bashkëshortit dhe të bijës.

Nuk ka fjalë mjaftueshëm të përshkruajmë dhimbjen tonë tani. Por, më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi, e kanë ditur se i kemi dashur shumë. Kemi qenë të bekuar që i kemi pasë në jetën tonë. Do të dëshiroja që ata të ishin këtu me ne gjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Vanessa.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, humbën jetën më 26 janar në një aksident ajror. Kobe la pas vetës bashkëshorten dhe tri vajzat e tjera./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B77K8XWDY7O/