Një djalë 13-vjeçar u bë “heroi” i Nju Jorkut pasi, duke u përpjekur të shpëtonte motrën e tij, u përplas me një makinë dhe humbi jetën.
13-vjeçari Tyler Phillips dhe motra e tij, Krystal Randolph, gjithashtu 13 vjeç, po shkonin në shtëpi nga Parku i Fëmijëve Gordon Heights në Nju Jork.
Ata po ecnin në rrugën e biçikletës, kur një makinë e shfaqur pas tyre me shpejtësi të madhe dhe me drita të fikur, ka përplasur dy fëmijët fatkeq. Tyler i vogël arriti instinktivisht të shtyjë motrën e tij në të njëjtën moshë, duke mos pasur kohë të largohej nga rruga.
Fëmijët u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Stony Brook. Krystal thuhet se pësoi një ndrydhje të thjeshtë të krahut, megjithatë lëndimet e Tyler ishin shumë më serioze dhe ai nuk mundi t’u mbijetonte.
Banorët e Nju Jorkut janë indinjuar nga fakti se shoferi është larguar menjëherë pasi ka goditur dy fëmijët, pa u ndalur për të kontrolluar nëse janë mirë.
“Ne presim që automjeti i përfshirë të ketë dëmtime në anën e përparme dhe/ose të pasagjerit. Aktualisht po kontrollojmë zonën për dëshmitarë dhe video. Një shpërblim prej 5000 dollarësh po i ofrohet kujtdo që ka ndonjë informacion në lidhje me makinën që mund të çojë në arrestimin e shoferit”, tha zëvendësinspektori David Doherty.