image Humbën jetën 11 persona pasi autobusi ra në greminë

Botë

Nepal/ Humbën jetën 11 persona pasi autobusi ra në greminë

news image

Një autobus me pasagjerë ra në një greminë në Nepalin qendror duke lënë të vdekur të paktën 11 persona dhe 108 të tjerë të lënduar.

Autobusi i mbushur me njerëz po kthehej nga një festival hindu.

Sidoqoftë, autobusi, i cili kishte udhëtuar vetëm për një orë, rrëshqiti në një kthesë dhe ra në 164 metra poshtë në orën 10 të mëngjesit të premten.

Sipas raportimeve 108 persona u lënduan, por vetëm 39 u mbajtën për trajtim, transmeton rtv21.tv.

Aksidentet janë të zakonshme në autostradat e Nepalit, me rritjen e numrit gjatë sezonit të festivalit kur rrugët janë shumë të ngarkuara dhe transporti publik është i mbipopulluar. /Gazeta Sinjali/