Një autobus me pasagjerë ra në një greminë në Nepalin qendror duke lënë të vdekur të paktën 11 persona dhe 108 të tjerë të lënduar.
Autobusi i mbushur me njerëz po kthehej nga një festival hindu.
Sidoqoftë, autobusi, i cili kishte udhëtuar vetëm për një orë, rrëshqiti në një kthesë dhe ra në 164 metra poshtë në orën 10 të mëngjesit të premten.
Sipas raportimeve 108 persona u lënduan, por vetëm 39 u mbajtën për trajtim, transmeton rtv21.tv.
Aksidentet janë të zakonshme në autostradat e Nepalit, me rritjen e numrit gjatë sezonit të festivalit kur rrugët janë shumë të ngarkuara dhe transporti publik është i mbipopulluar. /Gazeta Sinjali/